Protestohet kundër padrejtësisë ndaj Sylejman Selimit

Aktuale

Protestohet kundër padrejtësisë ndaj Sylejman Selimit

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 13:46
pamje nga seanca

Një grup i bashkëluftarëve nga Skenderaj, të mërkurën do të organizojnë një protestë, sipas tyre, kundër padrejtësia që po i bëhet Komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe grupit të Drenicës.

Lajmin e bëri të ditur Xhevdet Qeriqi nga Këshilli për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, organizatë kjo e cila do ta mbështes këtë protestë.

Protesta fillon në ora 12.00 dhe mbahet para Pallatit të drejtësisë në Hajvali.

Përndryshe, avokati Tomë Gashi, i cili mbron Selimin, ka thënë se ish-komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po mbahet kundërligjshëm në paraburgim, ani pse Gjykata Supreme ka anuluar të gjitha aktgjykimet në rastin e njohur si Drenica I.

Ndërkohë Sylejman Selimi ishte dënuar edhe ne rastin Drenica II, por edhe këtë rast e ka prishur Gjykata Kushtetuese, duke e kthyer ne rivendosje në Gjykatën Supreme.

Tomë Gashi ka thënë se nuk ka asnjë arsye juridike që të mbahen në paraburgim Sylejman Selimi e Jahir Demaku, pasi që edhe në kohën kur janë dënuar kanë qenë duke u mbrojtur në liri.

Sylejman Selimi ishte dënuar në dy raste me dënim unik prej 10 vjetësh, ndërsa më vonë me vendim të Gjykatës Supreme dënimi i është zbutur në tetë vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat