Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim

Aktuale

Dështon mbledhja e Komisionit për Arsim

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 13:53
Komisioni për Arsim

(E plotësuar) - Në mungesë të kuorumit nuk është mbajtur mbledhja e Komisionit për Arsim, e paraparë për sot, në të cilën parashihej shqyrtimi i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës të Kosovës në vitet e nëntëdhjeta.

Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur të mbyllur mbledhjen, duke thënë se do të mundohen që ajo të mbahet në një ditë sa më të afërt.

Kurteshi: Meqenëse nuk e kemi kuorumin detyrohemi të shtyjmë mbledhjen

“Meqenëse nuk e kemi kuorum, jemi të obliguar ta shtyjmë mbledhjen. Do ta caktojmë një ditë sa më parë, mundësisht brenda kësaj jave. Kur ta konfirmojmë ardhjen e anëtarëve, juve do t’iu informojmë me kohë dhe do të kërkojmë edhe prej jush konfirmimin se atë ditë jeni të lirë dhe do ta kryejmë punën që ka qenë e planifikuar... Unë po e mbylli këtë mbledhje me arsyetimin se nuk e kemi numrin e duhur të anëtarëve. Në momentin që po e mbyllim kanë kaluar 20 minuta nga koha që ka qenë e planifikuar”, tha ai.

Në komision të pranishëm ishin Ismajl Kurteshi, Teuta Haxhiu, Arbërie Nagavci, Driton Çaushi, Verica Ceranoc.

***

Në mungesë të kuorumit është shtyrë për një kohë të pacaktuar mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi.

Kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur të mbyllur mbledhjen, duke thënë se do të mundohen që mbledhja të mbahet për një ditë sa më të afërt.

"Kanë kaluar 20 minuta nga koha e paraparë . Thanë se dikush prej Gjilanit po vjen. Rruga zgjat së paku një orë e kur ka kolonë zgjatë edhe më shumë. Mua më vjen keq edhe prej SBASHK-ut. Meqenëse nuk e kemi kuorumin ne detyrohemi ta shtyjmë mbledhjen. Këtë do të mundohemi ta lëmë për një ditë sa më afër. Unë po e mbylli këtë mbledhje sepse nuk e kemi numrin e anëtarëve", u shpreh deputeti Kurteshi, përcjell KosovaPress.

Rendi i paraparë i ditës ishte si vijon:

1.        Miratimi i rendit të ditës;

2.        Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur më 10.9.2018;

3.        Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-102 p?r Ratifikimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për Mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë.

4.        Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-073 për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99;

5.        Të ndryshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat