Rugova: Sa hipokritë janë këta shtetarët tanë, po u skadon afati

Aktuale

Rugova: Sa hipokritë janë këta shtetarët tanë, po u skadon afati

Nga: G.B Më: 17 shtator 2018 Në ora: 21:27
Naser Rugova

Deputeti nga radhët e LDK, Naser Rugova, ka komentuar sot pjesëmarrjen e kryeministrit, kryeparlamentarit e ministrave në QKUK, për një renovim dhe disa pajisje, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se sa hipokritë janë shtetarët tanë, pasi bëhen sikur kemi shëndetësinë më të mirë në botë, e në realitet nuk ka barna dhe material shpenzues elementar.

“Mjaft më injorant hipokrit! Po ju skadon afati”, ka shkruar Rugova në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Sa hipokrit janë këta shtetarët tanë!
Për një renovim dhe disa paisje të domosdoshme për punë në Klinikën Emergjente bejnë jurish kryeparlamentari, kryeministri, ministra e hyzmeqarë të verbër të tyre në SHSKUK! E shesin në media thuaj se kemi shëndetësinë më të mirë në botë!
E fatkeqësisht realiteti është tjetër: Nuk ka barna dhe material shpenzues elementar, ka fillu gjuetia e shtrigave ndaj specialistëve më të spikatur që ka Kosova, duke i denigru e suspendu kriter e pa kriter, pritje të gjata për kontrolla specialistike, me muaj e vite për operim në disa klinika, nuk funksionon as 40% qendra diagnostike, kaos organizativ dhe paga mizerie për punëtoret shëndetësorë! Për sigurimet shëndetësore dhe reformë të sistemit shëndetësor as që bëhët fjalë, besa edhe nuk dijnë se çka është reforma!
Mjaft më injorant hipokrit!
Po ju skadon afati!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat