Gashi: Edhe zogjtë e pulave e dinë se ka mashtrues në listën e veteranëve të UÇK-së

Aktuale

Gashi: Edhe zogjtë e pulave e dinë se ka mashtrues në listën e veteranëve të UÇK-së

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 21:29
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se pjesë e listës së veteranëve janë edhe shumë njerëz që s’kanë luftuar kurrë.

“Edhe pulat, jo pulat, por zogjtë e pulave që i përmend kryeministri Haradinaj, e dinë se ka persona të caktuar që kanë hyrë në lista, e në esencë janë mashtrues”, është shprehur Gashi.

Ai ka bërë thirrje që të mos përdoret termi “veteran mashtrues”.

“Nuk kemi dy lloje veteranësh, të vërtetë e mashtrues”, ka thënë ai. “S’ka të drejtë askush ta quajë askënd tjetër si veteran mashtrues”, është shprehur Gashi në T7.

Për përfshirjen e luftëtarëve të vërtetë në listën e personave të dyshuar si mashtrues, Gashi ka thënë se bëhet fjalë për “gabime teknike, që duhet të eliminohen”.

“Listat mund të pastrohen”, ka thënë Gashi, sepse, sipas tij, bëhet fjalë për “numër jashtëzakonisht të madh”.

Sipas Gashit, qëllimi i ish-prokurorit Elez Blakaj s'ka qenë dëmtimi i UÇK'së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat