Berisha: Askush s'do ta ngucte Blakajn

Aktuale

Berisha: Askush s'do ta ngucte Blakajn

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 21:32
Bekë Berisha

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka thënë se ish-prokurori Elez Blakaj s’ka pasur nevojë të largohej nga Kosova.

Ai ka thënë se Blakaj, i cili është ankuar se ka marrë kërcënime për punën e tij, do të ishte i sigurt në vend.

“Askush s’do ta ngucte Blakajn”, është shprehur Berisha në “Pressing”.

“A i dhembte goja të tregonte se kush e ka kërcënuar?”, ka pyetur Berisha.

“E ka pasur besimin e të gjithëve”, është shprehur ai. “Le të kthehet sot, askush s’e ka kërcënuar”, ka deklaruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat