Haradinaj nuk e ka ndryshuar vlerësimin për prokurorin Blakaj

Aktuale

Haradinaj nuk e ka ndryshuar vlerësimin për prokurorin Blakaj

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 21:48
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pati disa epitete të rënda për ish-Prokurorin e dorëhequr, Elez Blakaj duke e quajtur “hajn të pulave” dhe “pishpirik”.

Edhe sot, shefi i Qeverisë, ka deklaruar se nuk ka ndryshuar qëndrim, ndonëse nuk i ka ripërsëritur këto epitete.

“Tani janë dy situata, largimi i prokurorit që kishte rastin dhe një prokuror i larguar është vetëm një qytetar. Unë kam dhënë vlerësimin tim, qëndroj prapa tij”.

Haradinaj është kursyer nga komentimi për aktakuzën lidhur me veteranët e rrejshëm.

“Nuk komentoj vendimet e Ligjit, qofshin të Prokurorisë ose Gjykatës, mund të kem pikëpamjet e mia por si kryeministër respektoj shtetin ligjor”.

“Ajo aktakuzë mund të dorëzohej në Gjykatë dhe mos të bëhet temë e diskutimit publik, do të ishte më mirë për Kosovën, gjyqësorin,  veteranët, për të gjithë”.

“Fakti që ajo është bërë temë në publik nuk i ka ndihmuar ligjit, as pastrimit të listave por nuk është ndonjë kontribut”.

Ai ka thënë po ashtu se nuk i ka analizuar emrat që gjenden në Listën e Veteranëve të Rrejshëm.

“Nuk kam hyrë në përmbajtje të aktakuzës, kam parë emrat në media. Dua të them se jam krenar që kam qenë në UÇK, rroftë UÇK-ja për jetë dhe mot, poshtë ata që duan t’i poshtërojnë në çdo mënyrë, do të dështojnë çdo herë”.

“Është e padrejtë t’i ndalen pensionet kujt do qoftë derisa nuk vendosë ndonjë Gjykatë, nuk është aktakuza vendim gjyqësor. Unë kam pasë aktakuzë, kam shkuar në Hagë, në fund Gjykata e ka vlerësuar të qëndrueshëm ose jo”.

“Është tepruar me idenë që të sanskionohen të apostrofuarit, nuk e di kush është dhe kush jo, pashë shumë që janë ushtarë të vërtetë”.

“Duhet të ndihemi keq si Kosovë kur etiketon një luftëtar lirie që ka kaluar të gjithë ato që mund të kalojë një luftëtar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat