Bashkohet edhe njëherë opozita në Kosovë, ja veprimi i radhës

Aktuale

Bashkohet edhe njëherë opozita në Kosovë, ja veprimi i radhës

Nga: P.R Më: 18 shtator 2018 Në ora: 16:13
Deputetët e LDK-së gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Grupi parlamentar i LDK-së, LVV-së, PSD-së dhe deputetët e pavaruar Mimoza Kusari- Lila dhe  Ilir Deda, kanë bërë të dirtur se  Opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme për Ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

“Duke pas parasysh mos funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës,  Grupi parlamentar i LDK-së, LVV-së, PSD-së dhe deputetët e pavaruar znj. Kusari- Lila dhe z. Deda duke pasur gjithnjë për qëllim mirëqenien e qytetarëve të vendit të cilët do të përfitojnë nga ratifikimi i  marrëveshjeve ndërkombëtare në mes të BE-së dhe Kosovës dhe duke respektuar partneritetin e Kosovës me BE-në, kanë dorëzuar sot kërkesën me të cilën kërkojnë thirrjen e seancës së jashtëzakonshme në të cilën kërkohet të ratifikohen këto marrëveshje ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

“Gjithashtu duke ditur se asistencat e BE-së në procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës e posaçërisht asistenca në përmbushjen e obligimeve të dala nga MSA-ja, siç janë asistencat që rrjedhin nga ratifikimi i Marrëveshjes së IPA-së që sjell 48 milion euro për Kosovën, Programi “ Evropa për qytetarët” i cili mundëson Kosovës qasje në mëse 17 programe të BE-së,  si dhe asistenca në platformat mbështetëse të IT dhe mbështetja në reformën e politikave për arsim dhe rini që parasheh Programi “ Erasmus +”, deputetët e nënshkruar vlersojnë se ratifikimi i tyre duhet të ndodh sa më parë. Seanca është kërkuar të mbahet me datë 20.09.2018 në ora 14.00”, përfundon komunikata, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat