Duda Balje ka folur kundër ushtrisë para 5 vitesh, tash është për ushtri

Aktuale

Duda Balje ka folur kundër ushtrisë para 5 vitesh, tash është për ushtri

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 16:25
Duda Balje

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Duda Balje, është sqaruar rreth një deklarate të cilën e kishte bërë gjatë vitit 2013, kundër themelimit të ushtrisë së Republikës së Kosovës. Megjithatë Balje sot ka një qëndrim krejtësisht tjetër për këtë çështje.

Ajo thotë se është pro dhe ka qenë gjithmonë pro themelimit të ushtrisë së Kosovës.

“Jam për ushtri kam qenë edhe para shumë kohe kur është iniciuar themelimi i ushtrisë së Kosovës” ka shkruar Balje në sqarimin e saj në facebook.

Ajo ka thënë se tanimë pas procedimit të projektligjit për ushtrinë nga Qeveria, do të angazhohet në këtë drejtim për themelimin e një ushtrie me standarde të larta dhe në koordinim me shtetet mbështetëse të Kosovës.

“Ditëve në vijim pasi që është proceduar nga qeveria projektligji për Ushtrinë e Kosovës do të jem pjesë e angazhimeve që Kosova të themelojë ushtrinë e vet me standarde dhe koordinim me miqtë e vet te përhershëm”, ka shtuar Balje.

Balje ka thënë se do të angazhohet me shpirt e zemër për themelimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës.

“Ushtria a ardhshme e Kosovës do te kontribuoje në paqe dhe stabilitet. Pjesëtaret e FSK-së janë krenaria jonë, janë profesionistë dhe të avancuar në çdo fushë të misionit të vet. Së shpejti do të shihni dhe dëgjoni me vepër e me deklarimet e mia që unë kam me shpirt e me zemër për themelimin e ushtrisë se Kosovës” ka përfunduar Balje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat