Protestë për lirimin nga burgu të Sylejman Selimit e Jahir Demakut

Aktuale

Protestë për lirimin nga burgu të Sylejman Selimit e Jahir Demakut

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 07:24
Sylejman Selimi

Sot do të mbahet protestë para Pallatit të Drejtësisë ku qytetarët do të kërkojnë lirimin nga burgu të ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit dhe bashkëluftëtarit të tij, Jahir Demakut.

Këtë protestë të thirrur nga qytetarët e ka përkrahur edhe Sami Lushtaku.

Ai përmes një shkrimi në facebook ka thënë se qëndrimi i për më shumë se 5 vite burg është e padrejtë.

“Të nderuar qytetarë,Ju ftoj që nesër nga ora 12:00, të protestojmë në mënyrë paqësore para Pallatit të Drejtësisë në Veternik, duke kërkuar lirimin e ish-Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi. Qëndrimi i tij për më shumë se 5 vite në burg është krejtësisht i padrejtë. Pas vendimit të fundit të gjykatës që procesi të kthehet në rigjykim, kërkojmë mbrojtjen në liri për Sylejman Selimin dhe bashkëluftëtarët e tjerë. Vazhdimi i mbajtjes në burg është joligjor dhe precedent i paparë”, ka shkruar ai.

Protesta mbahet në ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat