Mblidhen katër komisione parlamentare

Aktuale

Mblidhen katër komisione parlamentare

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 07:29
Ilustrim

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Komisioni parlamentar për Legjislacion shqyrton Projekt-Rregulloren e Kuvendit; si dhe disa projektligje: për Statistikat Zyrtare; për Ndërmarrjet Sociale; për Hetim Parlamentar; për Procedurën Jokontestimore; për Trashëgiminë; Projektligjin për Gjykatat; për Këshillin Gjyqësor etj.

Komisioni për Buxhet dhe Financa mban mbledhje. Në mesin e pikave janë: Raporti i shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës; Projektligji për ratifikimin e huas nga EIB për autostradën Kijevë-Zahaq; Projektligji për tatimin në të ardhurat personale; ai për tatimin në të ardhurat e korporatave etj.

Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane shqyrton Projektligjin për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare e pika të tjera.

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhje. Në rend dite janë: Shqyrtimi i planit të punës së komisionit për sesionin vjeshtor 2018; Shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Punës; Takim me UNFPA-në dhe Koalicionin K-10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat