Opozita kthehet në Kuvend, kërkon zgjedhje të reja

Aktuale

Opozita kthehet në Kuvend, kërkon zgjedhje të reja

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 11:48
Opozita në Kuvend

(E plotësuar) - Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mërkurën, 20 shtator, të ketë seancë të jashtëzakonshme në orën 14:00.

Kjo me kërkesë të opozitës dhe dy deputetëve të pavarur, që në rend dite janë projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare përmes të cilave Kosova fiton miliona euro.

Kreu i Kuvendit Kadri Veseli ka deklaruar se ky është lajm i mirë që opozita po kthehet në Kuvend.

Veseli tha se një pjesë e opozitës edhe më herët ka votuar marrëveshje të tilla, por që sipas tij, kjo e nesërmja edhe pse nuk kishte nevojë që të jetë e jashtëzakonshme, mirë që po mbahet.

Veseli: Shpresojë shpejt kemi një seancë për të rezolutën për dialogun

“Besoj shumë shpejt, në këtë frymë, pa seancë të jashtëzakonshme, të kemi edhe një seancë plenare, që t’i shkrijmë ato dy seancat e jashtëzakonshme, të kemi një rezolutë të përbashkët për konsensusin nacional dhe të kemi një ekip të përbashkët nga Kuvendi dhe Qeveria, me mandat, që të Kosova të ballafaqohet me Serbinë në finalen e dialogut”, ka thënë Veseli.

Veseli tha se shpreson që do rikthehet normalitetit, pa seanca të jashtëzakonshme.

Ndërsa, Memli Krasniqi nga PDK ka deklaruar se ata që tashmë kanë kërkuar seancë vet kanë pamundësuar që Kosova të marr fonde prej rreth 50 milionë euro nga marrëveshja e parë IPA.

Sipas tij, tashmë duket se janë vetëdijesuar dhe nuk po punojnë në dëm të qytetarëve.

Krasniqi: Kanë ndryshuar në qasje, shpresoj vazhdojnë

 “Ky ndryshim i qasjes, shpresoj do t’i ndjek edhe çështje te tjera tepër të rëndësishme siç janë ligjet që ndërlidhen me fushatë jashtëzakonisht të rëndësishme për vendin tonë e sidomos për dialogun me Serbisë, ku e kemi një draft-rezolutë që pret prej muajit korrik”, ka thënë ai.

Tha se pikat e mbetur gjysmë nga seanca e kaluar, do vazhdojnë në seancën e radhës atë të rregullt.

Ndërsa Avdullah Hoti nga LDK ka deklaruar se seanca e kërkuar nga ta është kërkuar

Hoti: Nuk ka rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të reja

“Nuk ka mbetur rrugë tjetër përveç zgjedhjeve të reja....ka kaluar koha kur arroganca e koalicionit PAN mund të prodhojnë ndonjë ndryshim dhe ata që flasin në shumicë në emër të tyre. Opozita përfaqëson 60% të qytetarëve në Kosovës, por jemi në një ngërç për shkak të insistimit të PAN-it. Kësaj qeverisje po i vjen fundi”, ka thënë Hoti.

Hoti ka deklaruar se besojnë se brenda institucioneve do të bëjnë ndryshime, e sipas tij, deri më tani kanë bërë këtë disa herë.

Ndërsa, paralajmëroi se në seancën e ardhshme do punojnë për të dërguar mocion për rrëzimin e qeverisë.

Veseli: Opozita të protestojë për deklaratat e Vuçiqit, e jo për Hashim Thaçin e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur edhe njëherë për deklaratat e presidentit serb  në Kosovë, Aleksander Vuçiq.

Veseli ka thënë se Vuçiqit do t’i lejohej hyrja përsëri në Kosovë nëse ai vjen si president i një shteti mik, mirëpo nuk do të lejohen deklaratat pro Millosheviqit, të cilat ai thotë se me qëllim janë bërë mbi pendë(digë).

oDrejtpërdrejt nga Kryesia e Kuvendit

Sot me fillim nga ora 11:00 kryetarët e grupeve parlamentare, do të mblidhen në Kryesinë e Kuvendit.

Rend i ditës:

I. Kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme me pikat e rendit të ditës:

1.   Votimi i Projektligjit nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

2.   Votimi i Projektligjit nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”,

3.   Votimi i Projektligjit nr. 06/L-095 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat