Apo shndërrohet Kosova në strukturë ushtarake të mbrojtës?

Aktuale

Apo shndërrohet Kosova në strukturë ushtarake të mbrojtës?

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 19 shtator 2018 Në ora: 13:34
FSK-ja

Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend projektligjin për shndërrimin e FSK-së në ushtri, nismë kjo e cila përshëndetet, mirëpo duket mjaft problematike që të ketë sukses, përshkak se ndërkombëtarët janë duke e kundërshtuar.

Vendimi i Qeveris së Kosovës në drejtim të ndryshimit të mandatit është hap i duhur dhe tejet i vonuar me që FSK i ka përmbushur gjithë kapacitetet e saja në fund të 2013 ndërsa në fillim të 2014 është dal me një raport vlerësues NALT (mekanizëm i NATO-së) që struktura aktuale e FSK-së është e kompletuar komforë mandatit që ka dhe me pastaj MFSK së bashku me mekanizmat tjerë ka përgatit një program 10 vjeçar për të transformuar këtë strukturë me karakter civil në atë ushtarak të mbrojtjes.

Kështu thotë eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Sipas tij, që nga ajo kohë skena politike ka hezituar që të marr vendim konkret për të jetësuar këtë program në aspektin politik për të proceduar në Kuvend të Kosovës duke mos treguar guxim të lidershipit për një projektet kyç të shtetit të Kosovës.

Image
Drizan Shala

“Hapi i ndërmarr nga kjo Qeveri duhet të përshëndetet sepse mekanizmi i një shtetit (pasaporta e saj) është ushtria apo në rastin tonë FSK-ja më kompetenca të mbrojtjes. Në aspektin ligjor sipas ndërkombëtarëve e potencojnë që kjo të vihet në rrugën më ndryshime kushtetuese por kjo është më shumë deklarim neutral politik sepse në kuadër të arenës ndërkombëtare nuk ka konsensus të gjere politik për këtë veprim qoftë brenda NATO -së apo BE-së. Prandaj mos të harrojmë që këto tri projektet ligje janë komforë Kushtetutës së Republikës se Kosovës dhe nuk e shkelin atë dhe nga kjo del që Kosova (FSK-ja) po shndërrohet në strukturë ushtarake të mbrojtës”, thotë Shala për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, kështu kjo strukturë do ti shërbej sigurisë se brendshme por edhe asaj rajonale varësisht nga kërcënimet e mundshme

Ndërsa, analisti politik Krenar Shala thotë se, projektligji për ushtrinë është në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe si e tillë duhet të procedohet me tej.

Image
Krenar Shala

“Megjithatë, frika është se mund të vijmë në një situatë që Serbia do ta shfrytëzoj këtë nismë për t’i treguar botës që nuk ka mbështetjen e Listës Serbe dhe kështu do të jetë e pamundur që të veproj në veri të vendit dhe potencialisht të bëjë thirrje tek pjesëtarët e FSK-se me përkatësi etnike serbe që të largohen nga ajo”, thotë Shala për gazetën “Bota sot”.

Sot janë bë 19 vjet nga themelimi i TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999 filloi edhe transformimi i UÇK-së, duke përfunduar në vitin 2000. Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua Gjeneral-lejtnant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet. TMK-ja u themelua në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendit, që po ndodhnin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, e cila rritej e forcohej por në kushte jo të mira dhe paga të ulëta.

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradi, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TKM-së, dhe krijimi i një force të re. “Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumë-etnike për sigurinë e Kosovës, e cila do të jetë e armatosur lehtë dhe do të jetë e aftë të mbulojë nevoja të caktuara të sigurisë sipas Shtesës VII të kësaj marrëveshje. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pasi e arritën qëllimin e tyre, duke përfshirë këtu lehtësimin e rindërtimit pas lufte të Kosovës. Ato do të shpërndahen 1 vit pas miratimit të kësaj marrëveshjeje”, shkruhej në Planin e Ahtisaarit.    

Shpërbërja e TMK-së është bërë me pajtimin e të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe të huaj. Më 21 janar 2009 u krijua Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila fillimisht kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën.

Aktualisht, misioni i FSK-së është që të kryej operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe jashtë saj; operacionet e mbrojtjes civile brenda Kosovës; si dhe t’i ndihmojë autoriteteve civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat