Gjermania mbështet proceset e reformave në sundimin e ligjit në Kosovë

Aktuale

Gjermania mbështet proceset e reformave në sundimin e ligjit në Kosovë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 18:13
Abelard Tahiri dhe Katarina Barley

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, gjatë një vizite në Gjermani, është takuar me ministren Federale të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve, Katarina Barley, me të cilën ka biseduar mbi Agjendën e Reformave Evropiane, reformat në drejtësinë penale, dhe reformën strukturore të sektorit të sundimit të ligjit.

Me këtë rast, ministri  Tahiri ka shprehur konsideratën e lartë për kontributin që Gjermania ka dhënë në gjithë procesin e shtetndërtimit të Kosovës, si dhe  mbështetjen e dhënë për procesin e liberalizimit të vizave.

Ai kërkoi mbështetje në fuqizimin e kapaciteteve të mjekësisë ligjore përmes trajnimit të punonjësve mjekoligjorë dhe konsolidimin e drejtësisë komerciale përmes trajnimit për organet e sundimit të ligjit në çështjet që kanë të bëjnë me efikasitetin e shërbimeve gjyqësore ndaj sektorit të biznesit.

Ndërsa, ministrja Barley ka mirëpritur angazhimin institucional në fushën e sundimin të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ka shprehur mbështetjen e plotë të Gjermanisë për proceset e reformave të ndërmarra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat