Bekim Jashari nuk i përmbahet lotëve gjatë fjalimit të Ali Ahmetit

Aktuale

Bekim Jashari nuk i përmbahet lotëve gjatë fjalimit të Ali Ahmetit

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 13:30
Bekim Jashari

Drenasi sot ka bërë bashkë shumë fytyra të njohura publike.

Arsyeja pse të gjithë sot u mblodhën në Drenas ishte pikërisht zbulimi i shtatores së heronjve të kombit Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-LLadrovci.

I pranishëm në këtë zbulim ishte edhe i pari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ahmeti përgjatë qëndrimit të tij në zbulimin e shtatores mbajti edhe një fjalim .Fjalimi i Ahmetit ishte aq domethënës sa i pari i Skenderajt, Bekim Jashari nuk mbajti dot lotët. Në disa fotografi të realizuara, Jashari shihet teksa fshin lotët.

Ndryshe shtatorja u zbulua nga Adem Lulzim Jashari, Hamzë Bekim Jashari, Luan Shkëlzen Haradinaj, Çlirim Xhavit Haziri, Elta Hyzri Talla, Krenare Ilaz Kodra, Rrezart Tahir Sinani, Xhevë Selim Krasniqi, Albana Shaban Shala, Donika Sylejman Selimi, Shkumbin Ali Ahmeti, Fitore Rexhep Mala, Gentrit Hafir Shala dhe Kosovare Ramiz Lladrovci.

Të pranishëm në këtë zbulim ishin edhe dy presidentët: Hashim Thaçi, Ilir Meta dhe ish presidentët e Shqipërisë,  Bujar Nishani, Rexhep Mejdani, Alfred Mojsiu, dhe ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat