Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj përmes një statusi në facebook ka kujtuar Xhevë e Femi Lladrovcin.
Limaj përmes një fotoje gjithashtu ka paraqiturr edhe shtatoren e re të Fehmi e Xhevë Lladrovcit.
Tujte Limaj ka thënë se lufta e tyre ishte frymëzim për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:
Qytetit i Drenasit sot u zbukurua me shtatoret madhështore të Fehmi e Xhevë Lladrovcit.
Ata ranë për të mos vdekur kurrë, në një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Xheva e Fehmiu janë shembulli më i mirë i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjeçar për liri e pavarësi.
Lufta heroike e tyre ishte frymëzim për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I paharrueshëm qoftë kujtimi për Xhevën e Fehmiun.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
FL