Haradinaj: Ardhja e opozitës në seancë sinjal i mirë

Aktuale

Haradinaj: Ardhja e opozitës në seancë sinjal i mirë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 17:22
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj prezencën e opozitës në seancën e jashtëzakonshme e ka konsideruar si një sinjal të mirë se në të ardhmen ata mund të kthehen në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët” dhe projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.

Kreu i ekzekutivit ka siguruar se me votimin e këtyre tri projektligjeve janë fitues opozita dhe qytetarë e vendit.

Haradinaj: Opozita qoi një sinjal të mirë

“Me këtë situatën e sotme, pra me seancën mendoj që opozita megjithatë e qoi një sinjal të mirë nuk duhet të jemi ashtu krejt negativ, pra mund të ndodh që në të ardhmen edhe të kthehen në Kuvend, mirëpo kjo e sotmja ardhja e  tyre për këto marrëveshje ishte me rëndësi, pra iu siguroi që sot në Kosovë të gjithë janë fitues edhe opozita janë fitues sepse i  kanë votuar marrëveshje e ligje që janë shumë me rëndësi për qytetarët e vendit” ,u shpreh Haradinaj.

Pas përfundimit të kësaj seance, Kuvendi ka vazhduar punimet me pikat e mbetura nga seanca e datës 14 shtator, megjithatë, përveç Partisë Socialdemokrate të Kosovës, opozita nuk morri pjesë në këtë seancë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat