Thaçi i përgjigjet VV-së: Unë e nënshkruaj, nënshkruajeni edhe ju!

Aktuale

Thaçi i përgjigjet VV-së: Unë e nënshkruaj, nënshkruajeni edhe ju!

Nga: A.ZH Më: 20 shtator 2018 Në ora: 17:54
Albin Kurti, Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila sot ka kërkuar nga ai që të nënshkruajë marrëveshje me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Presidenti në një postim në Facebook, ka thënë se i përgjigjet pozitivisht çdo mundësie për nënshkrimin e një marrëveshjeje me shkrim me përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën, përcjell Bota sot.

Ai ka kërkuar unitet nga partitë politike në Kosovë, duke thënë se edhe ato, duhet të nënshkruajnë marrëveshjen, pasi ta bëjë ai një gjë të tillë.

“Kosova duhet t’i mbështesë me veprime konkrete kërkesat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Unë i përgjigjem pozitivisht çdo mundësie për nënshkrimin e një marrëveshjeje me shkrim me përfaqësuesit politikë e legjitimë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën. Gjatë tërë kësaj kohe kam kërkuar unitet politik në Kosovë për përkrahjen e kërkesës së tyre dhe dëshiroj që pas nënshkrimit tim, të gjitha subjektet politike parlamentare që u ka shkuar ajo kërkesë, t’i radhisin nënshkrimet si zotim për miratimin e rezolutës së iniciuar prej përfaqësuesve politikë të Luginës së Preshevës, për bashkim me Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Ndryshe, deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu, sot ka thënë se Thaçi duhet të bëjë një marrëveshje me shkrim e të nënshkruar me përfaqësuesit politikë e legjitim të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat