Isa Mustafa në takim me Ilir Metën: Hapja e temës për kufijtë e rrezikshme

Aktuale

Isa Mustafa në takim me Ilir Metën: Hapja e temës për kufijtë e rrezikshme

Nga: D.RR Më: 20 shtator 2018 Në ora: 18:19
Isa Mustafa në takim me Ilir Metën

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa ka pritur sot në takim presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Metën.

Mustafa thotë se në takim me presidentin Meta, i ka prezantuar atij pikëpamjet e LDK-së se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë forma e vetme e normalizimit të raporteve.

Por, Mustafa thekson se LDK-ja është e paluhatshme në qëndrimet e saja se, hapja e temës së ndryshimit të kufijve është e papranueshme dhe e rrezikshme, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Sot kisha kënaqësinë të pres në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidentit Meta i prezantova pikëpamjet e LDK-së se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë forma e vetme e normalizimit të raporteve, por se dialogu duhet të vazhdoj me institucione që kanë legjitimitet të konfirmuar nga zgjedhjet e parakohshme dhe të lira.

Po ashtu, i rikonfimova Presidentit Meta pozicionin e paluhatshëm të LDK-së se hapja e temës së ndryshimit të kufijve është e papranueshme dhe e rrezikshme, sepse kjo e rihapë temën e mbyllur me deklarimin e Pavarësisë dhe se diskutimi i kufijve është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Në këtë takim, po ashtu, shpreha falenderimin tim për Presidentin Meta për interesimin e tij të vazhdueshëm në procesin e rehabilitimit tim shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat