Ali Ahmeti kishte gisht në vrasjen e Luan Haradinaj?

Aktuale

Ali Ahmeti kishte gisht në vrasjen e Luan Haradinaj?

Nga: D.RR Më: 20 shtator 2018 Në ora: 18:53
Ali Ahmeti

Sot u bë zbulimi i shtatores së Fehmi Lladrovcit, e me këtë rast mbajtën fjalim presidenti i Kosovës Thaçi, kryetari i BDI, Ali Ahmeti, Veseli e disa të tjerë.

Për këtë ka reaguar profesori Muhamet Kelemndi, i cili në Facebook shkruan se, personat më urryes ndaj Fehmi Lladrovcit, siç ishin Thaçi e Veseli, folën para zbulimit të përmendores së heronjve në Drenas.

Ndër tjera, Kelmendi shkruan se në atë përurim foli edhe i ndjekuri nga i ashtuquajturi “shtabi i Rognerit”, Ali Ahmeti. Madje, Kelmendi thotë se ai u ndoq për tradhti kombëtare dhe vrasjen e Luan Haradinaj.

Postimi i plotë, pa ndërhyrje:

O Hero Fehmi Ladrovci!

Eh Fehmi o Fehmi Lladrovci po ku ke rene me rastin e perurimit te permendores tende dhe te heroines se kombit shqiptar Xheve Lladrovcit ne Drenas.
Personat me urryes ndaj Fehmi Ladrovcit, Hashim Thaci dhe Kadri Veseli, folen para zbulimit te permendores se heronjeve ne Drenas.
Ata thurren lavdata ndaj teje o Fehmi.
Ketu foli edhe personi i ndjekur nga Hashim Thaci, Azem Syla, Xhavit Haliti dhe Kadri Veseli, perkatesisht Ali Ahmeti, per tradheti kombetare dhe vrasjen e Luan Haradinaj, duke kaluar Fehmi Ladrovci ne kufirin Kosove - Shqiperi.
A e ke pritur o Fehmi kete kthese!
Si u bashkuan keta tash?
C'fare kushtezoj kete bashkim?
Si nuk iu vjene turp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat