Deputeti i Kosovës, nga LDK-ja, Armend Zemaj, thotë se Kosova po e pret Kolonelin, Ministrin dhe komandantin Ahmet Krasniqin, eshtrat e të cilit sot kanë mbërri në Kosovë nga Shqipëria, ku pritet që nesër të varroset.
“Tani kanë dale me flamur në dorë, ma falamurin e Brigadës, Tahiri, Salihu, Agimi, Rrustemi, Sebahatja e Isufi, Enveri e Lumnia, me pritë komandantin e tyre, me të tregu se pavarsishtë, pabesisë, ligësise, injorimit dhe vrasjeve nga dora tradhëtare jemi të fortë komandant, jemi stoik e me vlera, jemi heronjë dhe nderi i kombit”, shkruan Zemaj në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.
Lexojeni shkrimin e plotë:
Kolonel, Minister, Komandant, Kosova po të pretë!
Vëllëzërit, motrat, miqtë, ushtaret e Kosovës, veteranët dhe luftëtaret e Betejës së Lavdishme të Loxhës dhe Koshares, populli i Kosovës.
Tani kanë dale me flamur në dorë, ma falamurin e Brigadës, Tahiri, Salihu, Agimi, Rrustemi, Sebahatja e Isufi, Enveri e Lumnia, me pritë komandantin e tyre, me të tregu se pavarsishtë, pabesisë, ligësise, injorimit dhe vrasjeve nga dora tradhëtare jemi të fortë komandant, jemi stoik e me vlera, jemi heronjë dhe nderi i kombit.
Mireserdhe Kolonel, Ministër, Komandant!
Mirëserdhe bacë!