Kushërira e kolonelit Ahmet Krasniqi, ministrit të Luftës, Arta Krasniqi, i ka reaguar ashpër kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për varrimin e kolonelit.
Arta përmes një postimi në Facebook, thotë se, nesër varroset Ministri i parë i luftës si ministër dhe si hero, e jo si dëshmor, transmeton gazeta “Bota sot”.
Sipas saj, madhështinë e kolonelit Ahmet Krasniqi nuk mundet ta mohoj askush.
Lexojeni shkrimin e plotë:
I nderuari Z.Haradinaj !
Neser behet rivarrimi i Ministrit të parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Komandantit të Shtabit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës njeherit HERO i shpallur nga Republika e Shqiperis gjithashtu edhe nga Kosova .
I nderuar Kryeminister ,Ministri i pare i luftes neser vorroset si Minister dhe Hero e jo si dëshmor.
Madheshtin e baces Ahmet as ti por askush nuk do mund te mohoj.
#marre