“Pusho i qetë koloneli im! Dora e tradhtisë s’do të lulëzojë kurrë”

Aktuale

“Pusho i qetë koloneli im! Dora e tradhtisë s’do të lulëzojë kurrë”

Nga: A.ZH Më: 20 shtator 2018 Në ora: 21:44
Koloneli Ahmet Krasniqi

Rrok Berisha, njëri nga bashkëluftëtarët e kolonelit dhe ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Ahmet Krasniqi, ka thënë se ndihet krenar që ishte i rreshtuar në rrugën e këtij të fundit.

Në një postim në Facebook, Berisha ka thënë se nga nesër koloneli do të pushojë i qetë në tokën e Kosovës, por dora e tradhtisë do të thahet dhe nuk do të lulëzojë kurrë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Berishës:

Me ne fund erdhi...! Ministri i mbrojtjes i Republikes se Kosoves, Ministri i Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves / FARK/ , neser do te pushoj i qete ne token e Kosoves. Jam krernar qe ne kohe lufte por dhe ne kohe paqe isha dhe mbetem i rreshtuar ne rugen qe na trasoi Komandanti i Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves- Presidenti i Kosoves Dr. Ibrahim Rugova dhe Ministri i ketyre forcave Kolonel Ahmet Krasniqi. Pusho i qete Kolonel, dora e tradhetise do thahet e sdo lulezoi kurr. Lavdi Koloneli im...!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat