Delawie: Millosheviq solli vetëm mjerim dhe vdekje në Ballkan

Aktuale

Delawie: Millosheviq solli vetëm mjerim dhe vdekje në Ballkan

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 00:23
Greg Delawie

Duke refuzuar të komentojë deklaratat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq lidhur me kasapin Slobodan Millosheviqin, ambasadori amerikan në largim nga Kosova shfaqi pikëpamjet e tij për ish-presidentin jugosllav.

Javë më parë në vizitën e tij në Kosovë, Vuçiq tha se ‘Millosheviq ishte një lider i mirë por me rezultate të këqija”, ndërsa ambasadori Delawie kishte reaguar ndaj një proteste që qytetarët e rajonit të Drenicës kishin bërë në kundërshtim të vizitës së Vuçiqit atje.

“Mendoj se të gjithë e dimë se Millosheviqi nuk ka sjellë asgjë tjetër përveç mjerim dhe vdekje për Kosovën, si dhe për tërë rajonin e Ballkanit. Mendoj se është me rëndësi të kuptojmë se nuk mund ta ndryshojmë të kaluarën, por vetëm të ardhmen. Dhe Kosova, si Serbia, duhet të përqendrohet në të ardhmen dhe të shohë se si të ecë përpara me përmirësimin e marrëdhënieve që të dy vendeve iu duhet: normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Në një intervistë, ai shtoi se është i interesuar për përfaqësim dinjitoz të Kosovës para botës.

“Nuk do të komentoj se çka bëri Vuçiqi. Ai është udhëheqës i huaj. Nuk flas për udhëheqësit e huaj. E dini, shqetësimi im është që Kosova të shfaqë fytyrën e saj më të mirë para botës. Do të kisha qenë më i lumtur po të kisha parë shenja, thirrje, gjëra të tilla. Jo bllokadë të rrugëve. Por, e dini, mendoj se është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të gjejnë mënyrën për të ecur përpara. Dhe kjo nuk do të jetë e lehtë; do të ketë pengesa në rrugë, absolutisht. Por, është në interesin e të dy vendeve që të gjejnë mënyrë për të ecur përpara”, tha Delawie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat