Sot rivarroset kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi, homazhe në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Sot rivarroset kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi, homazhe në Kuvendin e Kosovës

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 07:45
Republika e Kosovës ka pranuar dje nga shteti i Shqipërisë eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, të cilët do të rivarrosen sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Sot në hollin e Kuvendit të Kosovës do të bëhen homazhe në nderim të ish ministrit të mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi.

Pas homazheve në hollin e Parlamentit të Kosovës, do të mbahet një Akademi Përkujtimore në Teatrin Kombëtar në Prishtinë dhe pastaj do të bëhet rivarrimi në Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet.

Homazhet në Kuvend do të mbahen nga ora 10:00 deri në 12:00, në 12:30 do të ketë akademi përkujtimore për kolonel Ahmet Krasniqi ndërsa në orën 14:00 do të jetë ceremonia e rivarrimit në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

Kohë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për kthimin e eshtrave të Ahmet Krasniqit  dhe Qazim Jakupit në vendlindje.

Ndryshe, kolonel Ahmet Krasniqi është vrarë më 21 shtator 1998, në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat