Astrit Zemaj për kolonelin Krasniqi: Ti u bëre i pavdekshëm, hyre në përjetësi

Aktuale

Astrit Zemaj për kolonelin Krasniqi: Ti u bëre i pavdekshëm, hyre në përjetësi

Nga: A.M. Më: 21 shtator 2018 Në ora: 10:19
Astrit Zemaj

Ushtrues detyre i ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Astrit Zemaj ka komentuar sjelljen e eshtrave dhe rivarrimit të Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të Shtabit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi.

Përmes një postimi në Facebook , ka shkruar se “Është zëri i betimit të Tahir Zemaj, i Adem Ukehaxhaj, i Qazim Jakupit, i Sali Çekaj, i Agim Ramadanit, i Lumni Surdullit, i Skender Rexhahmetaj, i Sebahate Tolaj, i Isuf Haklaj, i Rrustem Bruqit, i Enver Alaj, i............etj, të gjithë sot po të presin Komandant”.

Postimi i plotë:

Homazh - Heroi Kolonel Ahmet Krasniqi

Ministër i Mbrojtjes dhe Komandant i Shtabit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Sot më tradhëtuan ndjenjat KOMANDANT!

Por, emocione të gëzimit janë. Kur të pashë se hyre në Kosovë, mu kujtua refreni "...deri në pikën e fundit të gjakut tim - BETOHËM".

U gëzova dhe u përmallova për kthimin tënd Komandant.

Edhe pse sot të gjithë nuk jemi aty, por të jeshë i sigurtë se amanetin ta ruaj.

Do ta sjell një ditë te varri Komandant. Do ta sjell, por jo sot!

E kur të rrijnë mbi krye hijezezat, mos baj dert Komandant. Se ata i mposhti sot, dëshira jote e lirisë.

Të gjithë se bashku i turprove, urdhërdhënesit e vrasjes tënde, e ndoshta edhe vet dorasët që të vranë.

Andej e kendej kufirit, një ogur i zi ishte. Siç thot kënga:"e lamë borë, e gjetëm dimër".

Por ti u bëre i pavdekshëm, hyre në perjetësi.

Porosinë tënde Komandant e mbajmë lart. Është zëri yt, i betimit të dhenë para Zotit dhe Flamurit Kombtar.

Është zëri i betimit të Tahir Zemaj, i Adem Ukehaxhaj, i Qazim Jakupit, i Sali Çekaj, i Agim Ramadanit, i Lumni Surdullit, i Skender Rexhahmetaj, i Sebahate Tolaj, i Isuf Haklaj, i Rrustem Bruqit, i Enver Alaj, i............etj, të gjithë sot po të presin Komandant.

Sikurse dje krenar me flamurin e luftës, sot emri yt po na jap forcë për të ecur para.

Do ta ruajmë deri në vdekje KOMANDANT.

Në dheun e Kosovës, pusho i qetë në paqë, me bekimin e Zotit dhe të Kombit, KOMANDANT.

Astriti

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat