Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit të Heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe dëshmorit Qazim Jakupi, në 20 vjetorin e rënies.
Pas homazheve kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë.
“Rruga e lirisë ju kërkoi, sot iu kthyet Kosovës së lirë. Lavdi”, shkroi kryeministri Haradinaj.