Gecaj: Kolonel Krasniqi i shërbeu me devotshmëri presidentit Rugova

Aktuale

Gecaj: Kolonel Krasniqi i shërbeu me devotshmëri presidentit Rugova

Nga: D.RR Më: 21 shtator 2018 Në ora: 17:18
Ahmet Krasniqi

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka kujtuar kolonelin Ahmet Krasniqin në rastin e rivarrimit të tij, duke shkruar se koloneli i shërbeu me lojalitet dhe devotshmëri deri në frymën e tij të fundit presidentit Rugova.

Ndër tjera, Gecaj thotë se ceremonia u përcoll me një protokoll mjaftë zhgënjyes.

Postimi i plotë:

Pusho në paqe Ministri i Ibrahim Rugovës!

Sot përcollëm për në adresën e tij të fundit Kolonel Ahmet Krasniqin, Ministrin e parë të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Komandantin e Shtabit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK). Edhe pse me një ceremoni dhe një protokoll mjaft zhgënjyes, Heroi i Kombit, Ahmet Krasniqi, tanimë pushon aty ku e kishte vendin, pranë Komandantit Suprem dhe Presidentit të tij, dr. Ibrahim Rugovës, të cilit i shërbeu me lojalitet dhe devotshmëri deri në frymën e tij të fundit. Dhimbjen, mllefin, zemërimin, por edhe mburrjen e krenarinë për te, unë sot e ndava kryesisht me bashkëluftëtarët e tij! Prehu në paqe në tokën për të cilën japë jetën, ushtaraku profesionist, intelektuali, ministri kolonei, patrioti dhe heroi ynë Ahmet Krasniqi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat