Thaçi shpreson ta takojë Presidentin amerikan dhe ta pyes për ndarjen e vendit

Aktuale

Thaçi shpreson ta takojë Presidentin amerikan dhe ta pyes për ndarjen e vendit

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 20:17
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi shpreson se do të takojë në Uashington presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar ndarjen e vendit.

Komentet i bëri gjatë një interviste në televizionin publik të Kosovës.

Thaçi i cili do të udhëtoj për SHBA thotë se nëse do të ketë rastin të takojë të parin e Shtëpisë së Bardhë' do t'i flasë për korrigjimin e kufirit.

“Shpresoj që po. Por nëse do të takohem një nga çështjet do të jetë dialogu me Serbinë, negociatat dhe mundësia e arritjes së një marrëveshje dhe mbështetja edhe e presidentit personalisht për mundësinë e bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën dhe arritjes së marrëveshjes paqësore duke nënkuptuar edhe njohjen reciproke pra edhe korrigjimin e kufirit’, tha Thaçi në emisionin ‘Debat’ në RTK.

Ish-kryeministri tha se nuk do të pranojë asnjë marrëveshje me Serbinë nëse nuk do të marrë pëlqimin amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat