Familja Geci do të rrotullon çdo guri deri të zbardhet Komunikata numër 59 e nënshkruar nga Thaçi

Aktuale

Familja Geci do të rrotullon çdo guri deri të zbardhet Komunikata numër 59 e nënshkruar nga Thaçi

Nga: N.Sh Më: 21 shtator 2018 Në ora: 20:39
Hashim Thaçi

Vëllai i Gani Gecit, Nbihu, thotë se, presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi që 20 vjet ka dhënë urdhëra që të vriten njerëzit më të rëndësishëm të kombit.

Ai thotë se familja e tyre, Geci, do të rrotullon çdo guri deri të zbardhet Komunikata numër 59 e nënshkruar nga Hashim Thaçi.

“Qe 20 vjet dha urdhra qe te vriten njerzit me te rendesishem te kombit ton.

Ne familja Geci do e rrotullojm çdo guri qe komunikata numer 59 e shtabit te pergjithshem e shkruar nga ky njeri dhe vrasjet e shokve ton dhe plagosjen e vellaut ton te zbardhen njeher e pergjithmon si dhe te gjithe veprimtarve dhe ushtarakve te cilet vepruan nen administrimin e LDK-se FARK-ut.

Kolonelit Ahmet Krasniqi i qoft i leht dheu i Kosoves.

Lavdi perjetsisht Kolonelit dhe te gjith te renve”, shkruan Nebi Geci në facebook, trasnmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat