Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin se ka kontaktuar me firmën lobuese "Tony Blair Associates" për të lobuar për ndarjen e Kosovës.
Ai ka shkruar në Facebook se “Pazari i këtij muhabeti është 3 mil euro”
Postimi i plotë:
Miq, shihni sa i pa ftyrë është Thaçi.
Sipas një informate të sigurtë, që e kam nga një diplomat i huaj, Thaçi ka kontaktuar me firmën lobuese "Tony Blair Associates" për të lobuar për ndarjen e Kosovës.
Pazari i këtij muhabeti është 3 mil euro.
Po e publikojë me qëllim që të digjet paraprakisht kjo iniciativë e ultë e Thaçit.