Deputeti i LDK-së viziton luftëtarin Gani Muqaj pas operacionit

Aktuale

Deputeti i LDK-së viziton luftëtarin Gani Muqaj pas operacionit

Nga: A.ZH Më: 22 shtator 2018 Në ora: 19:38
Haxhi Avdyli dhe Gani Muqaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që është edhe doktor, Haxhi Avdyli, ka treguar se sot ka vizituar pas një operacioni luftëtarin Gani Muqaj.

Avdyli, në një postim në Facebook, ka njoftuar se Muqaj është operuar me sukses dhe se ai, pas operacionit po rikuperohet mirë.

Deputeti i LDK-së ka treguar se ai ishte trajtuar edhe para 20 viteve, pas plagëve të marra në betejë në mbrojtje të civilëve të strehuar në bjeshkët e Kabashit e Muzhlakut, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Avdylit:

20 vite pas plagëve të marra në betejë në mbrojtje të civilëve të strehuar në bjeshket e Kabashit e Muzhlakut, i cili ishte trajtuar një kohë edhe nga unë në stacionarin mjekesor në Kabash, keto ditë kaloi edhe një sfidë. Luftetari Gani Muqaj iu nënshtrua një operacion të komplikuar Ortopedik të cilin e kaloi me sukses dhe,tani po rekuporohet mire. Ky trajtim kushtoi mbi 4500€ të cilat u mblodhen në kohë rekorde vetem per disa ditë, nga qytetarët e Korishës e vende tjera të cilët dua ti faliminderoj të gjithë një nga një . Me keto vepra ju dhurues, më bëni krenar, të ju shërbej me perkushtim kudo që jam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat