Tallja ndaj Nexhat Dacit me “korigjimin” e dhëmbëve!

Aktuale

Tallja ndaj Nexhat Dacit me “korigjimin” e dhëmbëve!

Nga: N.Sh Më: 22 shtator 2018 Në ora: 21:41
Nexhat Daci

Bekim Slihu, nga Instituti GAP, tallet me ish kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nexhat Dacin.

Kjo tallje vjen pas deklaratës së Dacit i cili ka thënë se i ka treguar presidentit Hashim Thaçi që ta përdor termin “korigjim” për territorin e Kosovës dhe Serbisë.

E pas kësaj, Saliu thotë se si nuk iu kujtua Dacit kur ky i fundit i ka rregulluar dhëmbët e tij, gjatë kohës sa ishte kryeparlamentar të thoshte i “korigjova” dhëmbët.

“Nexhat Daci: Unë i tregova Thaçit që duhet ta përdor termin 'korigjim' .

Qysh nuk t'u kujtua ky term Dac kur i rregullove dhèmbèt, po na thoshe i rregullova, nuk na thoshe i korigjova”, shkruan Saliu në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat