Bytyqi: Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e instancave kryesore të arsimit të lartë në Evropë

Aktuale

Bytyqi: Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e instancave kryesore të arsimit të lartë në Evropë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:44
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se Kosova shumë shpejt do jetë pjesë e instancave kryesore të arsimit të lartë në Evropë.

Bytyqi këtë e ka thënë pas takimit me presidentin e EQAR-it, Karl Dittrich dhe drejtorin e EQAR, Colin Tuck me të cilët ka biseduar për punën që po bëhet dhe planet për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Ky është njoftimi i tij:

“Kosova shumë shpejt do të jetë pjesë e instancave kryesore të arsimit të lartë në Evropë

Sot kam pritur në takim presidentin e EQAR-it, z. Karl Dittrich dhe drejtorin e EQAR-it, Colin Tuck, me të cilët kam biseduar për punën që po bëhet dhe planet për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Fillimisht kam falënderuar udhëheqësit e lartë të Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), për kontributin që kanë dhënë që arsimi i lartë të ketë rrugën hapur drejt integrimit evropian.

Theksova se jemi në rrugë të mbarë të reformave për të krijuar standarde më të larta dhe për të bërë hapa të rëndësishëm drejt integrimit evropian dhe në këtë drejtim, përkrahja dhe këshillat nga drejtuesit e EQAR janë shumë të rëndësishme dhe të nevojshme.

Gjithashtu, fola edhe për gjendjen në universitetet publike dhe private të Kosovës dhe theksova të arriturat që janë bërë, por edhe sfidat që hasen në këtë nivel të arsimit.

Presidentin e EQAR e njoftova se jemi angazhuar në krijimin e infrastrukturës ligjore që AKA të funksionojë tërësisht e pavarur dhe infrastrukturës shtesë ligjore që Agjencia të jetë e pavarur gjatë kontrollit të cilësisë në arsimin e lartë.

Presidenti i EQAR, z. Karl Dittrich, tha se i çmon përpjekjet e MAShT dhe të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Presidenti dhe Drejtori i EQAR-it u shprehën tejet të lumtur me përkushtimin e MAShT në funksion të pavarësimit të AKA-së dhe për krijimin e kushteve për funksionim të pavarur të këtij institucioni. Ata shprehën besimin e tyre se me këtë angazhim AKA shumë shpejt do të jetë pjesë e instancave kryesore të arsimit të lartë në Evropë.

Presidenti Dittrich ftoi MAShT-in që të jetë vëzhgues në asambletë dhe mbledhjet tjera të rëndësishme të EQAR, për të qenë në rrjedha me zhvillimet ndërkombëtare në arsimin e lartë dhe këto ndryshime pozitive t’i aplikojë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat