Lekaj: Ritestimi do të bëhet për shoferët që në vazhdimësi përsërisin kundërvajtje në trafik

Aktuale

Lekaj: Ritestimi do të bëhet për shoferët që në vazhdimësi përsërisin kundërvajtje në trafik

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:49
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka jep sqarime lidhur me ritestimin për patentë shofer.

Sipas tijm procesi i pajisjes me licencës për vozitësit në Kosovë, do të përshtatet me direktivat e BE-së.

Ai siguron qytetarët se ky ritesim nuk do të cenojë të drejtat e tyre, porse do bëhet për të gjithë shoferët të cilët përsërisin në vazhdimësi kundërvajtjet në trafik dhe për të cilët masat tjera si gjobat, tërheqja e pikëve negative dhe pezullimi i përkohshëm i patentë shoferi nuk kanë dhënë efekt.

Ky është njoftimi i tij:

Procesi i pajisjes me licencë për vozitësit në Kosovë, do të përshtatet me direktivat e BE-së.

Kosova si një vend që ka aspirata për tu integruar në familjen Evropiane duhet të përgatitet në këtë drejtim. Tani për tani mund të themi se jemi vetëm në fazën kur po bëhet krahasimi i legjislacionit tonë me atë të BE-së, në fushën e patentë shoferit.

Çdo ndryshim që mund të bëhet, në përshtatje të acquis communautaire, sigurojmë të gjithë qytetarët se nuk do të cenojnë të drejtat e tyre.

Ritestimi i njohurive të rregullave të komunikacionit rrugor do të bëhet për të gjithë shoferët të cilët përsërisin në vazhdimësi kundërvajtjet në trafik dhe për të cilët masat tjera si gjobat, tërheqja e pikëve negative dhe pezullimi i përkohshëm i patentë shoferit nuk kanë dhënë efekt. Prandaj ritheksojmë se këtij testimi do t’i nënshtrohen vetëm shkelësit e shumëfishtë të ligjit dhe rregullave të komunikacionit rrugor.

Konsiderojmë se ky ndryshim, përveç rritjes së sigurisë në komunikacion, do të ndikojë në krijim të besueshmërisë me të madhe të patentë shoferit të Republikës së Kosovës, në vendet e Evropës dhe më gjerë.

Ky proces është vetëm në fazën e diskutimit dhe qytetarët do të njoftohen më kohë për vendosjen e implementimit të kësaj rregulle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat