“Gani Geci i ka edhe 6 vëllezër e 100 meshkuj mbrapa”, vëllezërit Geci mesazh Hashim Thaçit

Aktuale

“Gani Geci i ka edhe 6 vëllezër e 100 meshkuj mbrapa”, vëllezërit Geci mesazh Hashim Thaçit

Nga: P.R Më: 24 shtator 2018 Në ora: 17:02
Gani Geci

Gjatë ditës së sotme, në media është raportuar se i vetdeklaruari se do t’i dalë si dëshmitar Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, Gani Geci mund të vritet.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i njërit nga vëllezërit Geci.

Nehat Geci, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se Gani Geci i ka edhe 6 vëllezër mbrapa.

“Le ta din Hashim (Haxhi) Thaqi se një thu me i mungu vëllaut tonë, askund tjetër se kërkojmë përveq në Brojë. Gani Geci i ka edhe 6 vëllëzër mbrapa edhe nja 100 meshkuj tjerë vetëm të Kabiles tonë”, shkruan Nehat Geci, përcjellë “Bota sot”.

Image

Poashtu, familja Geci kanë dal edhe me një deklaratë për media, sipas të cilës "nëse i ndodh diçka Ganiut, njëjtë do të përgjigjemi ndaj Hashim Thaçit".

Komunikata e plotë:

FAMILJA GECI DEL ME DEKLARATË

Të nderuar qytetar të Kosovës, të nderuar miq të vendit tonë, ju që jeni në çdo hapë mbrapa të mirës së vendit tonë, dua të ju informoj se bashkësia ndërkombëtarë ka ngrit shqetësimin e vet për likuidimin e vëllait tone Gani Gecit nga bandat dhe banditët e Hashim Thaçit dua të ju them me keqardhje se nëse dikush tenton apo e provon që vëllain tonë të e kërcënon apo edhe tenton ta vret apo edhe e vret, ta keni të qartë ju opinioni i gjërë që ne familja Geci nga sot e tutje Hashim Thaçi do merr të gjithë përgjegjësin për çdo eventualitet qe i ndodh Ganiut.
Ne do i përgjigjem në formën e njëjtë Hashim Thaçit, e them shumë më keqardhje që këto fjalë nuk duhet të fliten nga unë por jam i detyruar pa dashjen time duke e ditur që disaherë kanë dashur që vëllain tonë të na vrisnin por zoti e ka shpëtuar, tani i bëjë thirrje policisë së shtetit, sigurimit të brendshëm të shtetit, bashkësisë ndërkombëtare, Eulexit, që të jeni vigjilent dhe mos të lejojnë që kjo ngjarje të ndodhe, për ndryshe ne do detyrohemi të i dalim zot vetes dhe familjes ne mënyrën tone ,ju lutem ju të gjithë të lartpërmendurit qe këtë shqetësim tone ta merreni me kujdes te veçante, ndoshta dikush edhe donë që kjo ngjarje të ndodhë por ne nuk duam e nëse detyrohemi ta kuptojnë të gjithë se ne qëndrojmë në mbrojtjen e familjes dhe vëllait tonë, me respekt nga Familja GECI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat