Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka vlerësuar se rezultati ndër shqiptarët e Kosovës Lindore në çfarëdo referendumi për bashkim me Kosovën do të ishte afër 100% pro bashkimit.
Postimi i Muratit në Facebook:
Shqiptarët e Kosovës Lindore 100% janë për bashkim me Kosovën!
Për një gjë jam i sigurt, rezultati ndër shqiptarët e Kosovës Lindore në çfarëdo referendumi për bashkim me Kosovën do të ishte afër 100% pro bashkimit. Përpjekjet mediale të kundërshtarëve të ridefinimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të shtrembëruar këtë vullnet, janë manipulim i qëllimshëm me opinionin publik.