Shokon Milaim Zeka: Aleksandër Lumezi i ka dhënë 200 mijë euro për ta vrarë një prokuror të Prizrenit

Aktuale

Shokon Milaim Zeka: Aleksandër Lumezi i ka dhënë 200 mijë euro për ta vrarë një prokuror të Prizrenit

Nga: P.R Më: 24 shtator 2018 Në ora: 23:45
Milaim Zeka

Deputeti nga Nisma nga Socialdemokrate, Milaim Zeka në një intervistë për njërin nga televizionet në Kosovë, ka hedhur akuza të rënda ndaj Aleksandër Lumezit, kryeprokuror i shtetit të Kosovës.

Zeka, ka thënë se kryeprokurori Lumezi i ka dhënë 200mijë euro për ta vrarë një prokuror të Prizrenit.

 “Kryeprokurori Lumezi i ka dhënë 200mijë euro për ta vrarë një prokuror të Prizrenit. Për të gjitha këto, pyetni Faton Shoshin dhe Nik Shalen. Këta kanë shku bashkë me kërcnu prokurorin në Prizren për shkak se ky prokurori e ka hetu vllaun e Lumezit që është drejtor i bankës. Për këtë rast janë të njoftum ish presidentja Atifete jahjaga, presidenti Hashim Thaci dhe Abelard Tahiri!”, ka thënë Zeka, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat