Thaçi po do ta zëvendësojë Gjermaninë me Rusinë në vendin e dytë të aleatit, thotë Kurti

Aktuale

Thaçi po do ta zëvendësojë Gjermaninë me Rusinë në vendin e dytë të aleatit, thotë Kurti

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 00:27
Albin Kurti

(E plotësuar) - Sipas kreut të Lëvizjes Vetëvndosje, Albin Kurti, vendin e parë të aleatit të Kosovës duhet ta zë pa dyshim SHBA-ja.

“Vendin e dytë e ka Gjermania. Thaçi po do ta zëvendësojë Gjermaninë me Rusinë. Jo rastësisht është takuar me Medvedevin, e pikërisht në një studio televizive në Shqipëri i çoi porosi ambasodirt të Rusisë se dëshiron ta takojë Putinin”, ka thënë Kurti në Interaktiv.

“Ai synon fotografi me Trumpin, por takim me Putinin. Sepse SHBA-të duhet të mbeten aleati jonë i parë, por mendon ta zëvendësojë Gjermaninë me Rusinë. Sonte do të bëhen rend presidentët për t’u fotografuar me Trumpin. Por takimi me Trumpin është forma, ndoshta më pak se kaq, është lustra, ndërsa substanca është Putini”, ka thënë më tej.

Kurti ka thënë se SHBA-ja nuk mund të na mbrojë nga vetvetja.

“Ata me Bondsteelin, me KFOR-in, mund ta na mbrojnë nga ndonjë mësymje serbo-ruse, por nuk mund të na mbrojë nga presidenti ynë”, ka thënë ai.

Kurti: Kurrë nuk ka pasur afërsi më të madhe të liderëve të Kosovës e Serbisë, si Thaçi e Vuçiqi

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se Hashim Thaçi së pari ai ka folur për kompromis të dhimbshëm, e nuk ka treguar se kujt i shkakton dhimbje ky kompromis

“Natyrisht se është fjala për dhimbje për Kosovën, e jo për trupin e tij”, ka thënë Kurti.

Ai ka folur edhe për samitin Alpbach të Austrisë, ku në një panel ishin bashkë Thaçi e Vuçiqi.

“Problemi aty nuk qëndron te përgjigja e Thaçit, jo as te anglishtja e dobët e tij, jo as veprimi i presidentit Pahor që uli kokën në shuplakë të dorës. Ndonjëherë e vërteta konsiston te përgjigja, por ka raste edhe kur e vërteta konsiston te pyetja. Pyetja e moderatorit ishte: A do të jepni territor për marrëveshje?. Dhe, ky nuk tha jo. Pra pyetja e moderatorit është e vërteta, e jo përgjigja”, ka thënë Kurti, teksa kujtoi edhe momentin kur Vuçiqi i tha Thaçit “mos thuaj asgjë”.

“Nuk kemi pasur asnjëherë afërsi në mes të liderit të Kosovës dhe Serbisë, madje edhe në shekullin e kaluar zor se mund të gjendet një afërsi e tillë”, ka thënë Kurti.

Thaçi po thotë që Serbia nuk na njeh, askush nuk e bindi Serbinë që të na njohë, ka thënë Kurti.

“Thaçi po na thotë se e paska një ide se si ta bëjë këtë”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Thaçi po e përdorë Luginën e Preshevës si karem për t’i bërë shqiptarët që të bëhen pjesë e aventurave të tij.

“Nuk ka shqiptar që është kundër bashkimit të Luginës me Kosovën. Një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës kanë filluar ta mendojnë Kosovën pa veriun, që është gabim dhe kanë filluar ta mendojnë të copëtuar Luginën.

Po krijohen tensione brenda shqiptarëve. Kosova nuk bën të ndahet”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, “jemi në rrezik”.

“Kjo do të ishte një situatë humoristike sikur ky të mos ishte president. Do të mund t’i konkurronte këtyre emisioneve humoristike në Kosovë. Por e keqja është se ky është president”.

Kurti ka thënë se “pajtimi me Serbinë është i mundshëm vetëm duke e deformuar historinë”.

Me Vuçiqin nuk ka pajtim përveç nëse nuk përfundon në interesat nacionaliste të tij.

Kur ka komentuar deklaratat e Thaçit për “dhuratën e Rankoviqit me veriu”, Kurti ka thënë se Thaçi në vend se të flasë për aksionin e armëve e të këqijat e tjera të Rankoviqit, e zgjodhi që të flasë kinse për këtë dhuratë.

Sipas tij, ideja e kësaj qëndron te hileja për të marrë Serbia Majën e Pançiqit, 2017 metra e lartë, që është e një rëndësie të veçantë strategjike.

“Serbia e do Majën e Pançiqit dhe ujërat”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se në takimin me Serbinë Kosova duhet të ketë fjali të parë kërkimin e njohjes si shtet e më pas të përballet me të kaluarën dhe të ketë reciprocitet të të drejtave për shqiptarët në Serbi.

Kurti ka vlerësuar se Shqipëria dhe Kosova duhet të ndryshojnë kufirin për të afruar bashkimin kombëtar, por këtë assesi nuk duhet ta bëjnë përmes “pazareve me Serbinë”.

“Më të integruar e ka Shqipëria kufirin me Malin e Zi se me Kosovën. Duhet të bëjmë bashkimin ekonomik. Çka i ndalon të bëjnë TVSH-në e njëjtë e të bëjnë liberalizimin Kosovë-Shqipëri”, ka shtuar Kurti.

Sipas Kurtit, përkrahja e kryeministrit shqiptar Edi Rama për idenë e Thaçit vjen sepse të dy kanë këshilltarët e njëjtë.

Kurti: Çdo individ që del nga skenari VV-së në protesta do konsiderohet si i infiltruar prej pushtetit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se kjo parti ka nisur të mbajë tubimet në qytete të ndryshme të Kosovës, për t’u përgatitur për protestën e 29 shtatorit.

Kurti në Interaktiv tha se sheh pakënaqësi te qytetarët, e për këtë, ata janë të bindur për të dalë në protestë, që është marsh paqësor.

“Kemi qenë fillimisht të interesuar që protesta të jetë më 7 shtator, atëherë duhet të vinte Vuçiqi në Kosovë, por ishim të organizuar që mos ta organizonim vetëm ne, por me LDK-në, kështu vendosëm me 15 ose 22 shtator, pasi s’u realizua, vendosëm më 29 shtator, atë ditë kur as s’punojnë institucionet. Kemi pasur më shumë kohë për tubime, kjo do të ndikojë në masivitetin e protestës. Atë ditë do të shihet që ka qytetarë që s’mendojnë sikur Thaçi. Ai s’ka as parime e as qëllime të sakta”, tha Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje, deshi që kjo protestë të organizohej me LDK-në, por Kurti thotë se kjo s’ndodhi, megjithatë do ia dalin mbanë vet. Ka përmendur edhe deputetin e pavarur Korab Sejdiun, që sot tha se do i bashkëngjitet kësaj proteste.

Lideri i LV-së, tha se kriza institucionale ku ndodhet Kosova, thërret që, siç tha ai, “të mos mjaftohemi vetëm me polemika brenda sistemit, por edhe të kemi sheshin e rrugët e mbushura”.

Kurti tregoi se është takuar rreth tri herë me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, dhe kanë diskutuar për aktualitetin politikë e çka mund të bëjnë bashkë. “Pas bojkotimit që na bëri qeveria ne, e bojkotuam edhe ne atë, sepse një qeveri si kjo, është me të vërtetë e pashembullt në këtë Republikë Parlamentare”, tha tutje.

Ai tha se është optimist, që jo vetëm ditën e protestës, por, edhe tutje, do krijojnë hapësirë të ndalen pazaret mes Thaçit dhe Vuçiqit.

Kurti tha se pret që edhe mërgata të vjen masivisht. “Dikur mobilizoheshim të gjithë për shtet të pavarur, sot kem shtet të kapur, e ata që janë të pavarur nga shteti janë forca kryesore për të ecur përpara”, tha ai.

Është e rëndësishme t’i tregohet botës se Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit

Albin Kurti tha se mërgata jonë, e di se si është mirë e drejt e dobishëm, sidomos në vendet e BE-së.

Kurti ka thënë se duan që mërgata të votojnë në ambasada e konsullata, mundësi kjo që asnjëherë s’u është dhënë.

Lideri i LV-së, tutje tha se protesta do jetë paqësore. “Çdo individ që del nga skenari ynë, do konsiderohet si infiltruar prej pushtetit. Kjo protestë do ketë edhe grupe muzikore. Nuk mund të ecim përpara as me përsëritje e as me nostalgji,. Kjo është protestë e re dhe masive që do të zë lajmet kryesore në mediat botërore”, tha ai, duke shtuar se e gjithë bota duhet ta mësoj se presidenti Hashim Thaçi, s’e ka mbështetjen e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat