Selmanaj: Kurti është penduar, e ka kuptuar se LDK është partneri i vetëm serioz për konsolidimin e shtetit

Aktuale

Selmanaj: Kurti është penduar, e ka kuptuar se LDK është partneri i vetëm serioz për konsolidimin e shtetit

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 20:13
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se Isa Mustafa ka pasur disa takime me Albin Kurtin dhe liderë të partive tjera në Kosovë.

Selmanaj në “Dossier D” ka thënë se takimi i sotëm mes Mustafës dhe Kurit ka ardhur si pasojë e nevojës se bashkërendimit të veprimeve kundër kësaj qeverie, që sipas tij po e dëmton rëndë Kosovën.

“Ne nuk e kundërshtojmë protestën e Vetëvendosjes, edhe pse për momentin jemi për t’i konsumuar edhe mundësitë e mbetura”, ka thënë Selmanaj.

“Nëse dalim në rrugë më nuk ka kuptim të kthehemi në institucione”.

Selmanaj ka thënë se opozita ka numra të fuqishëm në Kuvend që do të parandalonin ndonjë vendim të dëmshëm nga koalicioni qeverisës.

VLAN-in e ka prish AAK-ja, sipas deputetit të LDK-së, “pasi Haradinaj nuk ishte i gatshëm që të pranojë kalkulimet e reja, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos njohur z.Mustafa si kryetar të Kuvendit të Kosovës”.

Deputeti opozitar ka thënë se të gjithë subjektet politike në Kosovë kanë dëshirë të qeverisin me LDK-në.

“Edhe Vetëvendosje e ka kuptuar se partneri i vetëm serioz për konsolidimin e shtetit të Kosovës është LDK-ja. Nuk po shkon Isa Mustafa në shtëpi të Albin Kurtit, por ky i fundit i shkon në shtëpi të Mustafës”, tha Selmanaj.

“Këtë e kuptoj si një pendim të z.Kurti në raport me LDK-në”, tha Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat