Pacolli kërkon njohje nga Etiopia dhe Maroku

Aktuale

Pacolli kërkon njohje nga Etiopia dhe Maroku

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 21:58
Behgjet Pacolli dhe Workneh Gebeyehu

Në kuadër të takimeve të shumta që po zhvillon gjatë sesionit vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, gjatë orëve të pasdites së sotme ka takuar përfaqësuesit e lartë të dy shteteve të tjera jo-njohëse të Republikës së Kosovës, kryeministrin e Marokut, Saadeddine Othmani dhe ministrin e Jashtëm të Etiopisë, Dr. Workneh Gebeyehu.

“Gjatë këtyre dy takimeve të ndara të nivelit të lartë, numri dy i Qeverisë fillimisht i ka njoftuar bashkëbiseduesit me zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe me gjerë, përderisa ka përsëritur kërkesën për marrjen në konsiderim të njohjes së Kosovës dhe në linjë me këtë edhe mbështetjen e këtyre dy shteteve respektive për anëtarësimin e vendit në Organizata Ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm Pacolli gjatë ditës ka takuar disa homologë të tij nga shtete të ndryshme, duke përfshirë ata nga rajoni, Evropa dhe kontinente të tjera”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat