Paralajmëron eksperti i sigurisë: Me korrigjim do të ndodh spastrimi etnik i shqiptarëve të Kosovës Lindore

Aktuale

Paralajmëron eksperti i sigurisë: Me korrigjim do të ndodh spastrimi etnik i shqiptarëve të Kosovës Lindore

Nga: N.H Më: 25 shtator 2018 Në ora: 22:21
Hashim Thaçi

Eksperti i sigurisë, Avni Islami thotë se ideja e korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi është dhe paraqet rrezik sepse, sipas tij, kjo do të thotë se nëse kjo realizohet, atëherë do të ndodh edhe një spastrim etnik i shqiptarëve të Kosovës Lindore.

Me tej ai thotë se kjo ide për korrigjimin e kufirit nuk është ide e Thaçit por është aktive që nga Memorandumi i Qubrillovicit, dhe e vazhdimit nga ana e planit të Qosiqit.

“Ideja e korigjimit të kufirit Kosovë-Serbi është dhe paraqet rrezik sepse, kjo do të thotë se nëse kjo realizohet, atëhere do të ndodh edhe një spastrim etnik i shqiparëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, duke i përndjekur në drejtim të Kosovës. Kjo ide për korigjimin e kufirit nuk është ide e Thaçit por e Sërbisë, që nga Memorandumi i Qubrillovicit, dhe e vazhdimit nga ana e planit të Qosiqit”, ka shkruar Islami në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat