Ja si e komenton Labinot Tahiri “takimin” e Pacollit me Trump

Aktuale

Ja si e komenton Labinot Tahiri “takimin” e Pacollit me Trump

Nga: N.H Më: 26 shtator 2018 Në ora: 10:30
Behgjet Pacolli dhe Labinot Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri , përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, i ka dal në mbrojte shefit të tij të partisë, Behxhet Pacolli, pasi së fundit e përqeshën mediet rreth këtij “takimit” që kishte me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në korridoret e OKB-së.

Tahiri thotë se disa individ të shprazur në kokë, paskan gjetur kohë, që të mundohen, për të injoruar një njeri punëtorë dhe të padëmshëm për shtetin e kombin, me emrin Behgjet Pacolli.

“Unë edhe mund t’a pranojë se në disa raste nuk pajtohem me Pacollin, por kur është diçka e padrejtë ndaj tij, apo dhe ndaj të tjerëve, reagojë pa një pa dy”, ka shkruar ndër tjerash Tahiri.

Ja postimi i plotë pa ndërhyrje:

Për Behgjet Pacollin!

Interesant!

Disa individ të shprazur në kokë, paskan gjetur kohë, që të mundohën, me e injorua një njeri puntorë e i p’a d?mshëm për shtetin e kombin, me emrin; Behgjet Pacolli! Kjo paska ndodhur për faktin që a’i i’a paska dhënë dorën Trampit! Ai, e k’a mik Trampin o shoqitttt breee, mik e ka, edhe madje qe 20-30 vite...!

Imagjinoni, me ardh ‘Tramp’ në Kosovë, këta që mundohen me injoru njeriun tonë, i nënshtrohen Trampit, a deri dje edhe ate e kanë qeshur, kurse tanët atje në OKB, i injorojnë!! 
Kjo është jeta në Kosovë, e padrejtë....!

Vazhdoni ju priftë e mbara..!

Ju, nuk dini se qështë respektiii, e nê anën tjetër mundoheni t'a përqeshni zotriun atje me punën e tij. 
Sigurisht të ishit ne vendin e Bejgjet Pacollit në atë rastë, as që kishit tentua ( guxua) të i'a zgjatni dorën Trampit, se ju kish injorua të gjithëve.

Unë edhe mund t’a pranojë se në disa raste nuk pajtohem me Pacollin, por kur është diqka e padrejtë ndaj tij,apo dhe ndaj të tjerëve, reagojë pa një pa dy.

Ditën e mirë.

Z. PACOLLI, të përshendesim nga Kosova e Shqipërisë.

LABINOT TAHIRI
FERIZAJ KOSOVE E SHQIP?RISË.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat