Anëtari i VV-së: Thaçi i nënshtruar nga Serbia, populli nuk do ti nënshtrohet as atij e as mësymjeve të Serbisë

Aktuale

Anëtari i VV-së: Thaçi i nënshtruar nga Serbia, populli nuk do ti nënshtrohet as atij e as mësymjeve të Serbisë

Nga: N.H Më: 26 shtator 2018 Në ora: 11:41
Hashim Thaçi

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se presidenti Hashim Thaçi është nënshtruar përballë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqi.

Mirëpo, sipas tij, populli nuk do t'i nënshtrohet as atij e as mësymjeve të Serbisë, përcjell "Bota sot".

Ja postimi i plotë i Rrustemit:

Po të mos ishte president dhe rrezik për vendin, do të ishte qesharak. Por, tallja e tij me shtetin dhe territorin është çmim që nuk duhet ta paguajmë.

Thaçi është nënshtruar përballë Vuçiqit të Serbisë, por populli nuk do t'i nënshtrohet as atij e as mësymjeve të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat