Gjermania dhuron 44 automjete taktike për FSK-në

Aktuale

Gjermania dhuron 44 automjete taktike për FSK-në

Nga: D.RR Më: 26 shtator 2018 Në ora: 18:45
Sot gjenerali i FSK, Rrahman Rama së bashku me shefin e ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-së, gjeneralin Uwe Becker, kanë bërë sot dorëzim-pranimin e donacionit prej 44 automjeteve taktike

Sot gjenerali i FSK, Rrahman Rama së bashku me shefin e ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-së, gjeneralin Uwe Becker, kanë bërë sot dorëzim-pranimin e donacionit prej 44 automjeteve taktike. Ky donacion ishte nga shteti Gjerman.

Kështu ka bërë të ditur ish komandanti i ZOLL, Rrustem Mustafa.

“Gjermania i dhuroi FSK-së 44 automjete taktike dhe pajisje tjera përcjellëse

Komandanti i Forcë së Sigurisë të Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe shefi i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për Ministrinë dhe Forcën (NALT), gjeneral brigade Uwe Becker, solemnisht sot bënë dorëzim-pranimin e donacionit prej 44 automjeteve taktike dhe 77 komplete me pajisje speciale, që Forcat e Armatosura të Gjermanisë kanë dhuruar për FSK-në”, ka njoftuar ai, përcjell “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat