Thaçi tregon se çfarë qëndrimi ka Presidenti amerikan Trump për shkëmbimin e territorit

Aktuale

Thaçi tregon se çfarë qëndrimi ka Presidenti amerikan Trump për shkëmbimin e territorit

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 15:05
Hashim Thaçi dhe Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, sipas presidentit Hashim Thaçi i ka dhënë mbështetje mundësisë së arritjes së një marrëveshje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sa i përket dialogut kemi diskutuar më të gjitha autoritet që kemi takuar, pa dallim. Mund të them se që nga takimi i shkurtë me presidentin Trump, dhe të gjithë autoritetet tjera. Të gjithë janë në mbështetje të mundësisë së arritjes së një marrëveshje paqësore që ruan dhe afirmon multietnicitetin”, ka deklaruat presidenti Thaçi.

Ai tha se e ka përcjellë kërkesën legjitime të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovën.

“Një marrëveshje e tillë me Serbinë ka kuptim veç kur është marrëveshje e obligueshme… Në takimin e shkurt me presidentin Trump, ai e njeh Kosovën, e ndjen… Dialogu do të vazhdoj të zhvillohet veç si dy vende të barabarta dhe sovrane”, tha Thaçi.

Ai tha se si president e ka bekimin e plotë të Kushtetutës së Kosovës, ligjeve të Kosovës që të dialogojë.

“Unë sikur të mos merrja pjesë do t`i ikja Kushtetutës, e unë nuk i ik përgjegjësisë. Do të ishte mirë që të merrnin pjesë edhe opozita. Betejat me Serbinë tash zhvillohen në tavolinë jo në debate televizive. Është koha që përballë Serbisë të jemi unik siç kemi qenë gjithnjë. Krejt e parëndësishme është opinioni në mes nesh. Sot është e rëndësishme të kemi ekip unik e platformë unike përballë Serbisë”, tha ai.

Thaçi deklaroi se që të gjithë spektri politik në vend janë pro dialogut, por sipas tij kanë dallime vetëm për çështjen e Luginës së Preshevës.

“Vetëm çështja e bashkimit të Luginës me Kosovë po na krijon dallime. Të gjithë jemi për dialog, të gjithë jemi për gjetjen e marrëveshjes. Hajde të jemi të gjithë edhe për bashkimin e Luginës”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat