Presidenti u tregon pjesëtarëve të FSK'së se si ka pirë kafe në Veri

Aktuale

Presidenti u tregon pjesëtarëve të FSK'së se si ka pirë kafe në Veri

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 15:31
Hashim Thaçi

Presidenti Thaçi, po i bën karshillëk mijëra protestuesve në qendër të Prishtinës. Ai është angazhuar të marrë vëmendje me disa minispektakle të organizuar pikërisht sot. Thaçi, i cili zyrtarisht kishte njoftuar për vizitën në kazermë "Adem Jashari", u tha pjesëtarëve të FSK’së se është vonuar në takimin me ta, pasi ka pirë kafe me serbët në Ujman.

Hashim Thaçi ka pasur që të dalë para pjesëtarëve të FSK’së në orën 14:00. Mirëpo aty është vonuar pasi në orët e paradites vizitoi Liqenin e Ujmanit.

E, Thaçi u ka treguar pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë se arsyeja e vonesës së tij ka qenë takimi që pati me serbët.

Presidenti tha se serbët e Veriut e qerasën atë me kafe dhe pati bashkëbisedim me ta, që e vonoi prezencën e tij në kazermë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat