Ministrja Hoxha takon Ministren austriake Bogner-Strauß, Kosova dhe Austria do të intensifikojnë bashkëpunimin

Aktuale

Ministrja Hoxha takon Ministren austriake Bogner-Strauß, Kosova dhe Austria do të intensifikojnë bashkëpunimin

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 23:29
Ministrja Hoxha takon Ministren austriake Bogner-Strauß

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar Ministren austriake për Gratë, Familjen dhe Rininë, Dr. Juliane Bogner-Strauß, gjatë Kongresit të 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve të Evropës, që po mbahet në Salzburg.

Me këtë rast, Ministrja Hoxha dhe Ministrja Bogner-Strauß, diskutuan për rrugën integruese të Kosovës me fokus në promovimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore si dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dyja vendeve.

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e 14-të të Rajoneve dhe Qyteteve të Evropës, që po mbahet në Salzburg, takova Ministren Austriake për Gratë, Familjen dhe Rininë, Dr. Juliane Bogner-Strauß.

Gjatë këtij takimi, diskutuam për rrugën integruese të Kosovës me fokus në promovimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Theksova se Kosova është e përkushtuar që të promovojë barazinë gjinore jo vetëm në Kosovë por të luaj rol proaktiv edhe në rajon lidhur me këtë temë.

Po ashtu, kërkova intensifikimin e bashkëpunimit me Austrinë në fuqizimin e të rinjve dhe rolin e tyre në shoqëri, me ç’rast kërkova bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta ku do të përfitonin të rinjtë tanë.

Ministrja Bogner-Strauß, ofroi mbështetjen e saj për Kosovën dhe ofroi bashkëpunim më intensiv në të ardhmen mes dy vendeve sidomos për mundësi të reja për të rinjtë tanë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat