Veseli: Lëvizja kombëtare e shqiptarëve u frymëzua nga rënia e Murit të Berlinit

Aktuale

Veseli: Lëvizja kombëtare e shqiptarëve u frymëzua nga rënia e Murit të Berlinit

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 15:41
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se Gjermania me shembullin e saj sot rrezaton shpresë për të gjithë popujt dhe shtetet që aspirojnë demokracinë, sundimin e ligjit, prosperitetin e tregut të lirë dhe drejtësinë sociale.

Veseli në një postim në Facebook ka thënë se lëvizja kombëtare e shqiptarëve u frymëzua nga rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989.

Postimi i Veselit:

Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Gjermane, në përkujtim të 3 tetorit të vitit 1990, datë kjo që shënon ribashkimin e Gjermanisë, me miq të shumtë gjermanë evokuam ngjarjet 28 vjetëve më parë - të cilat shënuan triumfin përfundimtar të demokracisë perëndimore mbi tiraninë komuniste. Këtë triumf më së miri e simbolizon rënia e Murit të Berlinit. Në atë kohë, Lëvizja jonë kombëtare për çlirimin e Kosovës u frymëzua shumë prej atyre ngjarjeve. Sot, Gjermania, me shembullin e saj, rrezaton shpresë për të gjithë popujt e shtetet që aspirojnë demokracinë, sundimin e ligjit, prosperitetin e tregut të lirë dhe drejtësinë sociale. Vendi ynë, Kosova, duke pasur mbështetjen e fuqishme të shtetit gjerman, ndihet më e sigurt në rrugëtimin e saj euroatlantik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat