Rukiqi në takim me Ambasadorin e Austrisë: Të rritet prezenca e biznesve austriake në Kosovë

Aktuale

Rukiqi në takim me Ambasadorin e Austrisë: Të rritet prezenca e biznesve austriake në Kosovë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 15:45
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi priti në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, ku diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit reciprok në mes të Kosovës dhe Austrisë përmes iniciativave konkrete.

“Gjatë këtij takimi u theksua se është shumë e rëndësishme të rritet prezenca e bizneseve austriake në Kosovë, të nxiten investimet e huaja direkte por edhe të promovohet eksporti dhe ndërkombëtarizimi i bizneseve kosovare”, thuhet në njoftimin  e Odës Ekonomike.

Në këtë takim u diskutua edhe për rëndësinë e arsimit profesional dhe harmonizimin e nevojave të tregut të punës me sistemin edukativ. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat