Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka komentuar Draft-Rezolutën e Qeverisë për dialogun me Serbinë.
Haradinaj në një postim në Facebook, ka konfimuar se në pikën një dhe gjashtë të kësaj Rezulote, është definuar se kufijtë e Kosovës, janë të pacënueshëm dhe të panegociushëm.
Ai ka thënë se do të jetë Kuvendi, ai që do të vendos për marrëveshjen me Serbinë, ai autoritet suprem, përcjell Bota sota.
Postimi i plotë:
Në pikën një dhe pikën gjashtë të Rezolutës së Qeverisë, të dakorduar sot me kryetarët e partive të koalicionit qeveritar, është definuar qartë se kufijtë e Republikës së Kosovës, shtet i pavarur, Sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm, janë të pacenueshme dhe të panegociueshme dhe se Kuvendi i Republikës së Kosovës, si autoritet suprem, me votat e 2/3 e të gjithë deputetëve, do të Ratifikojë Marrëveshjen Ligjërisht Obligative në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
RH